LAJMI I FUNDIT:

Deshën përmes akrobacioneve me aeroplan të zbulojnë gjininë, rrëzohet fluturakja në Meksikë – gjithçka u transmetua drejtpërdrejtë

Deshën përmes akrobacioneve me aeroplan të zbulojnë gjininë, rrëzohet fluturakja në Meksikë – gjithçka u transmetua drejtpërdrejtë

Një video amatore shfaq momentin kur një aeroplan në Meksikë rrëzohet dhe gjithçka transmetohet drejtpërdrejtë – ku si pasojë kanë humbur dy persona që ishin brenda.

Gjithçka ndodhi kur personat që ishin brenda fluturakes tentuan me ajër të krijojnë formën e një foshnje, duke bërë të ditur se çifti që ishin në anije po presin ta sjellin në jetë një vajzë, e mysafirët e tyre shikuan tmerrin nga një anije, transmeton Telegrafi.

Dyshja, familjarët dhe miqtë e tyre po shikonin nga një anije, kur piloti humbi kontrollin dhe përfundoi me fluturake në det. E pak para se të ndodhte tragjedia, dëgjoheshin zëra “është vajzë” e këta zëra vinin nga aeroplani Cessna 206 që ishte marrë me qira dhe fluturoi mbi det – duke tentuar të bëjë disa akrobacione.

Për ironi, njëri prej mysafirëve që ishte në anije pak para rrëzimit të aeroplanit, kishte thënë se gjithçka është mirë derisa fluturakja nuk bie në ujë. E mediat meksikane raportojnë se ishin dy deri katër pasagjerë në aeroplan që u ngrit në ajër nga Holbox, 40 kilometra larg Cancunit.

Njëri mbeti i vdekur në vend, e tjetri derisa po tentonin ta shpëtonit ekipet emergjente. Megjithatë dy tjerë janë nxjerrë gjallë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori