LAJMI I FUNDIT:

DERRAT (TRE TË NDRYSHËM)

DERRAT (TRE TË NDRYSHËM)
Derri 12 metërsh “Algie” prej gome, i mbushur me helium dhe i konceptuar më 1976 nga Roger Waters për kopertinën e albumit “Animals”. Fotografitë janë realizuar në termocentralin “Batersi” [Battersea Power Station]. Në ditën e dytë të realizimit të fotografeve, derri i gomës lëviz nga era, gjë që frikëson pilotët dhe ndalohen fluturimet në Aeroportin Hithrou [Heathrow] të Londrës. Derri bie në Kent, ndërsa një fermer ka thënë se “e ka tmerruar kopenë e tij të lopëve”!

Nga: Roger Waters (albumi “Animals”, Pink Floyd, 1977)
Përktheu: Agron Shala

Burrë i madh, derr i madh*
Ha-ha, farsë je ti
VIP me thundra të larta
Ha-ha, farsë je ti
Dhe, dorën në zemër
Pothuajse je humorist
Pothuajse gaztor
Me kokën futur në koshin e derrit
Duke thënë “vazhdo gërmo”
Njollë derri në mjekrën e dhjamosur
Çfarë shpreson të gjesh?
Kur poshtë greminës së derrit je
Pothuajse je humorist
Pothuajse je humorist
Por, në vërtetë je i mjerë


Stacioni i radhës për ty qelbësirë**
Ha-ha, farsë je ti
Shtrigë, e çorientuar je
Ha-ha, farsë je ti
E rrezaton ftohtësinë e xhamit të thyer
Pothuajse je humoriste
Pothuajse e meriton ngërdheshjen
E pëlqen ndjesinë e çeliktë
Je e aftë për kunja
Dhe kënaqesh me revolen
Pothuajse je humoriste
Pothuajse je humoriste
Por, në vërtetë je e mjerë

Hej, ti Uajthaus***
Ha-ha, farsë je ti
Krenaria familjare e Qytetit të Miut****
Përpiqesh t’i frenosh ndjenjat tona
Pothuajse je tërheqëse
Pa ndjenja dhe me vetëbesim
Dhe, a ndihesh e keqtrajtuar?
Duhet ta ndalosh valën e ligësisë
T’i mbyllësh sekretet në shtëpi
Meri, pothuajse je tërheqëse
Meri, pothuajse je tërheqëse
Por, në të vërtetë je e mjerë

/Telegrafi/

______

* Fjala është për kryeministrin britanik James Callaghan që njihej edhe si Xhimi i Madh.
** Fjala është për kryeministren e ardhshme Margaret Thatcher (Zonja e Çeliktë) që përgatitej për zgjedhjet e vitit 1979.
*** Fjala është për aktivisten Mary Whitehouse, “mbrojtësen e moralit” që kërkonte sjellje puritane dhe luftimin e formave moderne të zbavitjes, përfshirë muzikën rok.
**** Sipas fabulës së Ezopit, Miu i qytetit dhe miu i fshatit. Jeta e të parit karakterizohet nga ekstravaganca, e të dytit nga thjeshtësia. Por, jeta e të parit është përplot me rreziqe, e të dytit jo. Prandaj, mësimi që fabulisti Odo i Sheritonit nxjerr është kjo: “Më mirë të kafshoj një fasule sesa të më kafshojë frika e vazhdueshme”! Mirëpo, morali i fabulës së vlefshme për epokën e antikitetit dhe mesjetës nuk përputhej me vlerat e shekullit XX.
QENTË
Lexo po ashtu QENTË
DELMET
Lexo po ashtu DELMET