Derisa shumë vende të botës janë duke u "djegur" nga i nxehti nga temperaturat e larta që kanë kaluar mbi 40 gradë celsius, Meksika është goditur nga moti i ligë, ku qytetin Guadalajara e ka mbuluar akulli.

Dhjetëra rrugë janë mbyllur si rezultat i vërshimeve, kurse pasagjerët kanë mbetur të ngujuar nga sasia e madhe e akullit që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, transmeton Telegrafi.


2

Videot amatore shfaqin veturat e mbuluara me akull, kurse banorët këtë fenomen po e përshkruajnë si diçka "që kurrë më parë" nuk kanë pasur rastin ta shohin.

3

Ekipet emergjente janë duke bërë të pamundurën që të pastrojnë rrugët, dhe të mundësojnë kalim të lirë të veturave të shumta që kanë ngecur nëpër rrugë.

4

Autoritet lokale vlerësojnë se afro 200 shtëpi dhe dhjetëra vetura janë shkatërruar, e Guvernatori Jaliska Enrique Alfaro Ramirez, ka deklaruar "kurrë më parë" nuk kishte parë diçka të tillë në qytetin e tij. /Telegrafi/

5

6