Derisa kamioni i mbeturinave po merrte kontejnerin në Nju Jork, e pësoi gruaja e moshuar që ishte ulur afër
Një incident që ka ndodhur në korrik në Rochester të Nju Jorkut është bërë sërish sensacion në internet, kjo për faktin se kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kamioni që transportonte mbeturinat derisa e kap kontejnerin, së bashku me të e merr edhe ulësen në të cilën gjendej një grua e moshuar.
Ajo shihet se si fillimisht qëndron e qetë e ulur duke pritur transportin publik, kur kamioni i mbeturinave afrohet për të marrë kontejnerin e mbushur me mbeturina, transmeton Telegrafi.
E derisa po e kapte kontejnerin, së bashku me të ngritet në ajër edhe ulësja në të cilën qëndronte gruaja e moshuar, e cila fluturon për disa metra dhe përfundon e përplasur me fytyrë në asfalt.
Pasi e kuptuan se çfarë ndodhi, punëtorët e pastrimit vrapuan menjëherë për ta ngritur në këmbë gruan e moshuar, e cila mbeti e habitur dhe ende nuk e dinte se çfarë në të vërtetë ndodhi. /Telegrafi/
https://twitter.com/RexChapman/status/1305873807442358272?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1305873807442358272%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.telegraf.rs%2Fvesti%2Fsvet%2F3238252-zena-je-mirno-sedela-i-cekala-autobus-a-onda-su-je-pokupili-djubretari





























