LAJMI I FUNDIT:

Deri tani vetëm 2 për qind e prindërve kanë kërkuar që fëmijët e tyre të mësojnë online në Maqedoni

Deri tani vetëm 2 për qind e prindërve kanë kërkuar që fëmijët e tyre të mësojnë online në Maqedoni

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska për TV Sitel tha se sistemi varet nga çdo individ nëse fëmijët do të mbesin në shkollë ose jo, ndërsa në sistemin arsimor, 74 për qind e të punësuarve janë të vaksinuar.

Ajo tha se sistemi është i përgatitur për tre skenarë edhe atë, mësim me prezencë fizike, model hibrid që do të thotë gjysmë online dhe gjysmën tjetër në shkollë dhe modelin online, ndërsa për çdo ndryshim vendos Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Shtabi Kryesor i Krizave dhe Qeveria.

Ajo tha se pjesa më e madhe e mësimdhënësve janë vaksinuar, ndërsa tani e rëndësishme është vaksinimi i prindërve duke u bërë thirrje prindërve që të vaksinohen.


“Nëse dy fëmijë ulen në bankë shkollore, ata në mënyrë absolutë i respektojnë masat për shkak se mbajnë masa. Protokollet janë të qarta, mbajtja e maskave, deznfektimi, ajrosja e hapësirave dhe matja e temperaturave. Bëj apel të respektohen protokollet por edhe të vaksinohen kuadri arsimor dhe prindërit”, tha Carovska.

Në lidhje se sa prindër kanë kërkuar që fëmija e tyre të mësoje online, Carovska tha se rreth 2% kanë kërkuar që të ndiqet mësimi online, që sipas Carovsksës, një shifër e tillë ka qenë e pritshme.

“Nga 180 mijë nxënës në shkollë fillore dhe 70 mijë në shkollë të mesme, që do të thotë se rreth 250 mijë nxënës filluan nga 1 shtatori me mësim. Rreth 2 për qind e nxënësve kërkuan online që është e pranueshme”, tha Carovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori