Një vaksinë kundër COVID-19 mund të përcillet deri në mars 2021 tek më të prekshmit, e cila së bashku me përparimet e tjera mund të ndryshojë thelbësisht rrjedhën e pandemisë.
Kështu ka thënë të hënën një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Bruce Aylward i tha asamblesë vjetore ministrore të OBSH-së se rezultatet e përkohshme nga prova e vaksinave në fazën e vonë të Pfizer Inc ishin “shumë pozitive”.
“Ka ende shumë punë për të bërë, këto janë vetëm rezultate të përkohshme … por disa rezultate shumë pozitive që vijnë sot – dhe shpresë për të gjithë botën ndërsa ecim përpara”, ka thënë Aylward në forumin shtetëror me 194 anëtarë.
“Deri në mars, si rezultat i punës së jashtëzakonshme që ndodh globalisht ne mund të jemi në gjendje të ndryshojmë thelbësisht drejtimin dhe dinamikën e kësaj krize”, ka shtuar ai.
Ndryshe, kompania Pfizer tha se vaksina e saj eksperimentale për COVID-19 ishte më shumë se 90% efektive, duke rritur shpresën pasi pandemia po shtrihet me mbi 50 milionë raste dhe 1.2 milion vdekje në botë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjithashtu mirëpriti “lajmet inkurajuese të vaksinave” në një postim në Twitter.
Kandidati i Pfizer-BioNTech nuk ishte në mesin e nëntë vaksinave origjinale që ishin pjesë e një strukture të drejtuar nga OBSH “COVAX” për t’i financuar dhe shpërndarë ato në të gjithë botën.
Sidoqoftë, kompanitë kanë shprehur interes në furnizimin e programit dhe OBSH ka thënë se më shumë vaksina janë duke u shqyrtuar.
Pfizer dhe BioNTech thanë se ata prisnin të kërkonin autorizimin e SHBA këtë muaj për përdorimin emergjent të vaksinës, duke rritur mundësinë e një vendimi rregullator që në dhjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale