LAJMI I FUNDIT:

Deputetët harxhojnë deri në 870 euro për derivate – këshilltari i Kurtit thotë se duhet sqaruar dhe ndalur këtë praktikë

Deputetët harxhojnë deri në 870 euro për derivate – këshilltari i Kurtit thotë se duhet sqaruar dhe ndalur këtë praktikë

Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ulaj tha se pret reflektim nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje.

Sipas tij shpenzimet për karburante duhet sqaruar e ndalur.


“Shumë nga ne që në Lëvizjen Vetëvendosje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga Grupi Parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, tha Ulaj.

Reagimi i tij erdhi pasi të enjten është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.

Nga shpenzimet e publikuara shihet se më së shumti kanë marrë deputetët që vijnë nga Gjakova e Prizreni, deri në 870 euro për dy muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori