Një fermer i qumështit në Zelandën e Re, ka zbuluar se një pjesë e tokës së tij ishte zhdukur në një vullkan të lashtë nën fermën e tij.

Një gropë gjigante është hapur  në një fermë në Zelandën e Re, duke zbuluar depozitat e shkëmbinjve nga një vullkan 60 mijë vjeçar.


Vrima, e cila ka tërhequr vëmendjen e vullkanologëve, është aq e thellë sa katër autobusë dykatëshe, 20 metra, dhe është e gjerë 200 metra.

Ajo u shfaq pas shiut të madh pranë qytetit të Rotorua në Ishullin e Veriut, një zonë e njohur për aktivitete gjeotermike.

2 27

Gjeologët besojnë se erozioni mijëravjeçar ka shkaktuar kolapsin e tokës.

"Kjo është shumë spektakulare, është shumë më e madhe se ato që normalisht do të shihja", tha vullkanologu Brad Scott.

Scott i tha TVNZ se ferma ishte vendosur mbi kraterin e një vullkani të fjetur.

“Pjesa e poshtme e gropës ishte "depozita origjinale vullkanike 60,000 vjeçare që doli nga ky krater", tha ai.

3 15

Fermeri Colin Tremain, tha se toka ishte zhdukur brenda natës dhe ishte vërejtur nga një punëtor në mëngjes.

Ai shtoi se gropat janë të zakonshme në fermën e tij, por kjo është më e madhja dhe ai nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar zhdukjen e tokës së tij. /kp/Telegrafi/