Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Stephen Biegun tha të hënën se Uashingtoni nuk shikon shenja të ndonjë plani rus për ndërhyrje ushtarake në Bjellorusi, dhe i bëri thirrje Minskut të lirojë të gjithë të burgosurit politikë.
“Sigurisht që do të ishte tepër e padëshirueshme, por ne nuk kemi ndonjë tregues përtej disa komenteve publike që kemi dëgjuar,” tha numri dy i diplomacisë amerikane në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius, pas një takimi me udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tskikhanouskaya.
I dërguari amerikan tha se Uashingtoni është thellësisht i shqetësuar nga ato që ai i quajti mangësi serioze në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi, aleate e ngushtë e Rusisë, si dhe nga sulmet e policisë dhe nga shkeljet e të drejtave të njeriut që pasuan.
Vizita e Biegun në Lituani, e cila ka kufij të përbashkët me Bjellorusinë, sinjalizon një rol më të madh amerikan në përpjekjet për të zgjidhur krizën që filloi kur Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko goditi protestuesit paqësorë, të cilët hodhën poshtë pretendimin e tij se i kishte fituar zgjedhjet me shumicë dërrmuese.
Biegun do të shkojë të martën në Moskë, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë rusë për krizën në Bjellorusi, kontrollin e armëve dhe Korenë e Veriut, tha ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë