I dërguari i Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi, Stuart Peach sot zhvilloi dy takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në platformës X, nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se ata biseduan për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale.
“Sot mirëpritëm të dërguarin e kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor në Kosovë, Stuart Peach. Ai filloi me takimet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurtin duke mbuluar sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale”, kanë shkruar nga ambasada në X.
Edhe nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet në rajon, me theks në sundimin e ligjit dhe sigurisë.
“Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se ligjshmëria dhe siguria shkojnë bashkë. Në takim u diskutua edhe për sigurinë e Kosovës. Kryeministri theksoi rëndësinë e sigurisë së kufirit me Serbinë, prej nga edhe vjen agresioni ndaj Kosovës, siç edhe u dëshmua në shtatorin e vitit të kaluar.
Gjatë bisedës, kryeministri Kurti gjithashtu ndau me Lord Peach reflektimet e tij për vizitën që kishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, si dhe takimet në Irlandën e Veriut në fund të muajit shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftim të kryeministrisë. /Telegrafi/
Today we are welcoming ?? Prime Minister’s Western Balkans Envoy to Kosovo. He began with meetings with President @VjosaOsmaniPRKS and Prime Minister @albinkurti covering regional security, Kosovo’s international integration and bilateral issues. pic.twitter.com/ML3siQpFmG
— UK in Kosovo ?? (@UKinKosovo) April 4, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani fillon përgatitjet për themelimin e Komisionit të Drejtësisë Tranzicionale, takon organizatat joqeveritare

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?