Dërgesat globale të telefonave inteligjentë "mezi rriten" në tremujorin e dytë, Samsung ruan epërsinë

Tregu global i smartfonëve regjistroi një rritje modeste prej vetëm 1% gjatë tremujorit të dytë të vitit, sipas raportit më të fundit nga International Data Corporation (IDC).
Ky tremujor konsiderohet tradicionalisht si një nga më të vështirët për prodhuesit e telefonave, dhe këtë vit u ndikua nga faktorë të shumtë makroekonomikë.
Pasiguria ekonomike, kursi i këmbimit, inflacioni dhe kërkesa e dobët në Kinë ndihmuan në frenimin e rritjes.
Megjithatë, Samsung mbeti në krye me 58 milionë njësi të shitura dhe një pjesë tregu prej 19.7%.
Apple u rendit e dyta me 46.4 milionë dërgesa dhe 15.7% pjesë tregu, duke pasur sukses në tregjet në zhvillim, por duke pësuar një rënie të lehtë në Kinë.
Xiaomi mori vendin e tretë me 42.5 milionë njësi dhe një pjesë tregu prej 14.4%.
Vivo dhe Transsion (markat Infinix, Tecno dhe itel) përfunduan pesëshen e parë.
Pavarësisht sfidave ekonomike, rritja pozitive tregon se tregu i smartfonëve mund të jetë në prag të një rigjallërimi. /Telegrafi/


















































