Arsenali ka bërë një paraqitje fantastike në derbin lokal ndaj Tottenham Hotspur të zhvilluar në Emirates Stadium, të cilin e fitoi me rezultat 4-2.

Nikoqirët e nisën për mrekulli takimin duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e 10-të me golin e Pierre-Emerick Aubameyang nga pika e bardhë.


Auba (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, pas gjysmë ore lojë, pas një harkimi të Christian Eriksen nga gjuajtja e lirë, topi shkoi te Eric Dier, i cili e barazoi rezultatin (30').

Katër minuta më pas, mysafirët e përmbysën rezultatin me golin e Harry Kane (34') të realizuar nga penalltia. Dhe me epërsi të Spursave skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Arsenali u aktivizua dhe Aubameyang e barazoi rezultatin (56') pas asistimit nga Aaron Ramsey.

Lacazette (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Alexandre Lacazette e bëri përmbysjen e dytë (75'), këtë herë në favor të nikoqirëve, ndërsa asistues sërish ishte Ramsey.

Vulën e fitores për të zgjedhurit e Unai Emery e dha Lucas Torreira (77'), i cili shënoi falë asistimit nga Aubameyang.

arsenalfesttott (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në kuotën e 30 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, ndërsa lideri Manchester City është tetë pikë larg.

Me pikë të barabarta, Tottenham Hotspur është një vend më poshtë në tabelën e Ligës Premier.

Në xhiron e radhës, Topçinjtë zhvillojnë një tjetër derbi, atë ndaj Manchester Unitedit, derisa Spursat luajnë kundër Southamptonit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6y87yx

https://www.dailymotion.com/video/x6y87lk

telegrafi sport app