LAJMI I FUNDIT:

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Parlamenti serb është tronditur nga tensionet dhe dhuna, pasi deputetët e opozitës hodhën granata tymuese dhe gaz lotsjellës brenda sallës parlamentare.

Këto veprime erdhën si shenjë proteste kundër politikave të qeverisë dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj studentëve protestues.

Deputeti i Frontit të Gjelbër dhe të Majtë, Radomir Lazoviq, në një moment ka aktivizuar një aparat kundër zjarrit në sallën e Kuvendit, duke shkaktuar mbulimin e vendeve të deputetëve me pluhur të bardhë.


Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit
Lexo po ashtu Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duket deputetja e partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit, Natasha Jovanoviq, duke pastruar me flamurin e Serbisë një karrige të parlamentit.

Kjo ka bërë që të shkaktojë reagime të mëdha të njerëzve, të cilët i kanë kërkuar edhe dorëheqjen për përdhosjen e flamurit, shkruan N1.

Ndryshe, në seancë, parlamenti pritej të miratonte një ligj për rritjen e fondeve për universitetet, një nga kërkesat kryesore të studentëve që kanë bllokuar fakultetet që nga dhjetori.

Gjithashtu, në rendin e ditës ishte dhe vënia në dukje e dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq, por disa pika të tjera të propozuara nga koalicioni qeverisës shkaktuan reagimin e ashpër të opozitës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori