LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Dinari s’është temë e dialogut, në Bruksel nuk shkon Kurti por BQK

Deputetja e LVV-së: Dinari s’është temë e dialogut, në Bruksel nuk shkon Kurti por BQK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, e ka mohuar se çështja e dinarit serb është bërë temë në dialog, përkundër që të nesërmen përfaqësues të BQK-së do shkojnë në Bruksel për të diskutuar me Serbinë.

Ajo në RTV Dukagjini tha se nëse dinari do ishte temë në dialog, atëherë s’do shkonin përfaqësuesit e BQK-së por vetë Albin Kurti apo Besnik Bislimi.

“Dinari nuk është çështje që do duhej të bëhej temë diskutimi në kuadër të dialogut. Nuk është kthyer, kur në Bruksel BQK flet për këtë çështje, nuk është temë dialogu. Temë dialogu do ishte nëse do shkonte kryeministri apo kryenegociatori”, tha ajo.


Sipas saj një vendim i tillë për ta ndaluar dinarin në praktikë, është dashur të merret shumë më herët.

“Nuk mendoj që Qeveria është ngutur, madje jemi vonuar, sepse një vendim të tillë është dashur ta marrim që kur është shpallur pavarësia, kanë kaluar vite por kemi ardhë deri te momenti i vendimit. Analist të ndryshëm e politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë nuk e kanë kontestuar”, tha ajo.

Sipas saj, miqtë ndërkombëtarë duhet të bashkëpunojnë që çështja e dinarit të mos hyjë si temë në dialog.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori