LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së tregon pse e vendosi fotografinë e Presidentit Thaçi në Kuvend

Deputeti i PDK-së tregon pse e vendosi fotografinë e Presidentit Thaçi në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, ka vendosur një fotografi të presidentit, Hashim Thaçi, në hapësirat e Kuvendit, saktësisht pas karriges së kreyparlamentares, Vjosa Osmani.

Lushtaku ka thënë se këtë gjest simbolik e bëri për t’i treguar, siç thotë ai kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane – institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

“Hashim Thaçi është President aktual i Republikës së Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e tij duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyrave të të gjitha institucioneve të vendit”, shkruan Lushtaku në Facebook.

Deputeti i PDK-së vendos fotografinë e Thaçit prapa ulëses së kryetares Osmani
Lexo po ashtu Deputeti i PDK-së vendos fotografinë e Thaçit prapa ulëses së kryetares Osmani

Një reagim i tillë i opozitës, saktësisht PDK-së vjen pasi Osmani ka zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi në një kënd tjetër të zyrës së saj, për ta zëvendësuar me fotografinë e ish presidentit Ibrahim Rugova. /Telegrafi/