LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Muhamed Zekiri shërohet nga COVID-19

Deputeti Muhamed Zekiri shërohet nga COVID-19

Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga radhët e LSDM-së Muhamed Zekiri, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se është shëruar nga coronavirusi.

Ai shpreh falënderim për stafin mjekësor që është kujdesur për të dhe familjen e tij, ndërsa nga qytetarët kërkon qasje më serioze ndaj sëmundjes Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të nderuar miqë, nga zemra dua të faleminderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të vështirë. Jeni familja jonë e dytë. FALEMINDERIM i veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektologjisë. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithëçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena ,dr.Fadilin dr.Ana stafin tjetër mjeksor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve të shtrirë në repartin e infektologjisë”.

“Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijsoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit Tuaj duke patur qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëher të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithësesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madhë. Ndërsa atyre shpirtligëve të cilët më dëshiruan mua dhe familjes time përfundim fatal, do t’ju dëshiroja që Zoti të paktën një herë në jetë tua mundësojë ndjenjën e të qenurit NJERI me plotëkuptimin e fjalës. Zoti është i madhë atij i qofshim falë ELHAMDULILAH unë dhe familja tanimë jemi shëndosh e mirë – në shtëpi jemi edhe më të fortë se që ishim!”, (sic) ka shkruar Zekiri.

Ai së bashku me gruan dhe vajzën e tij tre muajshe u infektuan me coronavirus, ndërsa pas publikimit të lajmit nga ana e tij, pati reagime të ndryshme për mënyrën se si ai është infektuar.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 4157, prej të cilëve 1723 janë shëruar, ndërsa 193 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori