LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së për ndaljen e referendumit serb në Kosovë: Duhet të krenohemi, por jo me tone triumfaliste

Deputeti i LVV-së për ndaljen e referendumit serb në Kosovë: Duhet të krenohemi, por jo me tone triumfaliste

Dugolli thotë se nuk ka prishje të raporteve me ndërkombëtaret pas refuzimit të referendumit.

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se institucionet, Qeveria, Parlamenti, opozita kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës me rastin e refuzimit të referendumit serb në Kosovë.


“Është një shembull që duhet të krenohemi, por aspak me tone triumfaliste pasi asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur por vetëm është mbrojtur sovraniteti i vendit dhe nuk është lejuar të mbahet një praktikë e gabuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Dugolli thotë se ky është një sinjal i mirë që miqtë tanë ndërkombëtarë që Kosova është pjekur si shtet.

“Kjo tashmë është një temë e mbyllur dhe Kosova më nuk do të duhej të priste kërkesa të tilla nga ndërkombëtarët”.

Deputeti i LVV-së thotë se refuzimi i referendumit serb është tregues se nuk prishemi aq lehtë me QUINT-in.

“Edhe pse një ditë më parë atë paralajmëruan që të lejohet referendumi serb, një ditë më pas bashkë me liderët e Kosovës ata ishin në Reçak. Pra nuk kishte aspak ftohje të raporteve”.

Dugolli thotë se ndërkombëtarët kërkuan që të zbatohet praktika e mëhershme që kanë ndërtuar qeveritë tona në raport me zgjedhjet serbe.

“Pra faji ka qenë tek në që kemi lejuar praktika të këqija”, deklaroi tutje deputeti i LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori