LAJMI I FUNDIT:

Deputeti kaubojs i Ramës: Ilir Meta mund të më vrasë

Deputeti kaubojs i Ramës: Ilir Meta mund të më vrasë

Mund të cilesohet befasuese, por jo edhe aq kur dihen marrëdhëniet e tij jo të mira me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Por askush nuk mund ta mendonte se deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj, mund të bënte një deklaratë të tillë, ku të shkruajë në profilin e tij në Facebook se kundërshtari i tij politik Ilir Meta mund edhe ta vrasë, por ai nuk do rreshtë së denoncuari deri sa të arrijë largimin e tij nga politika.

“Dëgjo z. Meta, unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht”, shkruan Ndocaj.


Statusi i plotë i deputetit Eduard Ndocaj:

Unë e sulmoj që prej 3 vitesh duke e nxjerrë nga Lezha e nuk do të hesht derisa ta largoj nga politika. Familja Meta në Parlament paraqet rrezik kombëtar, tashmë më ka humbur durimi dhe nuk ka përse të funksionojë shumë logjika përballë kërcënimeve të Metës nëpërmjet disa mediave, Mapo dhe Tv Klan. Paralajmrimi është i qartë se nuk ka burrë që e shantazhon, po pse mendon Meta se po e shantazhoj kur vetë ai deklaron se është e keqja e këtij vendi dhe i cili “është i gatshëm që don të bëjë burg për të gjitha fajet që ka bërë në 20 vjet”.

Pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë: Ai vodhi floririn e Krrabës dhe futi në burg një fshatar me gomar, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se ai me Fullanin e kanë vjedhë bankën, pse mendon se po e shantazhoj kur shqiptarët thonë se donte të vriste Tom Doshin, po ky Meta me sekserin Adriatik Llalla futën në burg viktimën, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se Meta vodhi ÇEZIN me DIAN , pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë arrestimet në 5 vitet e fundit në nivele të larta janë të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij (LSI), pse mendon se po e shantazhoj ku ishte ai që bëri ditëlindjen 1 milion euro, ku qytetarët janë pa bukë dhe pa shpresë falë politikave tuaja, pse mendon se e shantazhoj unë kur të gjitha gazetat dhe mediat thonë se ke pasuri sheikësh në Londër, pse mendon se po e shantazhoj unë ku je një sheik mes varfërisë me një vilë me 12 banjo dhe që kushton mbi 5 milion euro dhe një vile në bllok, pse mendon se po e shantazhoj unë kur në VOA të akuzon drejtpërdrejt gazetarja për shpirtëzi.

Dëgjo z. Meta unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht , jam i bindur se ky kërcenim në media që ti u bën kundërshtarëve të tu se do i eleminosh.

Por SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje , unë jam mësuar me kërcënime zoti Meta, nuk është hera e parë që mi dërgon.

Edhe para 2 vitesh më kanë kërcenuar në emër të metës dhe këtë ja kam thënë edhe z. Gramoz dhe z. Balla , por të garantoj se do më kesh ballë për ballë po e kërkoj nevoja për duel publik përballë qytetarëve, se nuk më tremb asnjë njeri i keq dhe i pa besë, ti je mësuar të godasësh pas shpine siç e thoshte në denoncimin e tij edhe deputeti Doshi që deshe ta hedhësh në erë veçse falë zgjuarsisë së tij dhe Zotit ishte fitues ndaj teje.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori