LAJMI I FUNDIT:

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman, Michael Roth, sërisht ka reaguar pas sulmit të një grupi të serbëve të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe tre agresorë.

Në një shkrim në Twitter, tani rrjet social “X”, Roth iu drejtua presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se s’ka rëndesi se çfarë kombi apo etnie janë viktimat apo autorët por pse duhet të vriten.


Pasi, thotë se vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm, dhe këtë nuk e meritojnë as shqiptarët, e as serbët, pasi e meritojnë të jetojnë në paqe.

“I nderuar  president, Aleksandar Vuçi. Vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm. Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, shkroi ai.

Roth, i cili është edhe Kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth, ka shprehur kureshtjen e tij se tani çfarë justifikimi ka për të nxjerrë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi mund të nxjerrë presidenti Vuçiç këtë herë”, ka shkruar deputeti gjerman.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, gjatë së dielës, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së të shtetit gjerman.

Më tej ata kanë treguar se  “Manuel Sarrazin udhëton sot për në Kosovë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës demanton mediat serbe

Policia e Kosovës demanton mediat serbe

Siguri
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori