Pas zgjedhjeve po pritet edhe qëndrimi i Vuçiqit për respektimin e marrëveshjeve që do normalizonin raportet Kosovë-Serbi.
Deputeti gjerman Thomas Hacker për tëve1 ka thënë që situata e sigurisë vazhdon te jetë shqetësuese në Ballkanin Perëndimor.
Në secilën paraqitje kur flet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq shprehet i rezervuar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Me këtë hezitim të tij po befasohet deputeti gjerman, Thomas Hacker.
Megjithatë ai thotë se duhet të pritet pas zgjedhjeve nëse Vuçiq e ka seriozisht se nuk do t’i respektojë marrëveshjet e dala nga dialogu.
Hacker, konsideron se vetëm përmes një dialogu të sinqerte mund të ketë siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me të vërtetë situata e sigurisë vazhdon të jetë e ndjeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo çfarë ndodhi në Banjska ishte shumë e rrezikshme kur u sulmua policia e Kosovës, pati edhe të vdekur në mesin e tyre. Këto ngjarje duhet të evitohen në të ardhmen dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për sigurinë e rajonit. Vetëm pak ditë më parë gjatë fushatës elektorale, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nuk e do e respektojë marrëveshjen me Kosovën, nuk e di nëse ai tha këtë për qëllime politike apo me të vërtetë ky është qëndrimi i tij. Megjithatë duhet të presim edhe pak dhe të shohim se çfarë vendime do të marrë ai”, ka thënë deputeti gjerman.
Politikani gjerman, thotë se historia e Gjermanisë mund të shërbejë si shembull i mirë për Kosovën si dhe për Serbinë.
Tutje, deputeti nga Freedom Democratic Party, konsideron se ka ardhur koha që t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës.
“Nëse Kosova dhe Serbia e kanë ndërmend që një ditë të bëhen pjesë e familjes evropiane, atëherë duhet ta dinë se kjo arrihet vetëm përmes komunikimit dhe normalizimit të marrëdhënieve. Rasti i Gjermanisë është një shembull i mirë, ishte një vend i ndarë në dy shtete dhe morri shumë kohë derisa filluam të kishim një komunikim normal, por ne në fund u bashkuam sërish. Të dyja shtetet duhet të jenë ta barabarta dhe të punojnë sa më shumë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shpresoj që së shpejti do të largohen edhe masat ndëshkuese për Kosovën sepse me të vërtetë nuk kanë më kuptim, dhe të fillohet me zbatimin e planit franko-gjerman”, është shprehur ai për Tëvë1
Nga Bashkimi Evropian e kanë përsëritur edhe njëherë se Marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht obliguese për Kosovën edhe Serbinë.
Presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiq, ka refuzuar ta nënshkruaj marrëveshjen në Ohër, dhe ka deklaruar se Serbia ka vija të kuqe për disa nga pikat e marrëveshjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës