Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Bekë Berisha ka bërë disa kritika në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe raportet e saj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione nga ata që kanë ndihmuar në shtet-krijim.
Në intervistën për Telegrafin, Berisha gjithashtu paralajmëron se pasojat e situatës politikes aktuale mund të jenë të rënda për brezat e ardhshëm dhe, sipas tij, vetëm armiku fiton nga këto përçarje.
“Qeveria e tanishme i ka prishur raportet me SHBA-në, dhe tashmë jemi në sanksione prej atyre që na kanë bërë shtet. T’u u thirr në sovranitet, jemi bërë problem i sigurisë, jemi ‘çoroditë’ si popull. Më nuk po munden me na kuptu as aleatët ndërkombëtar se çfarë po duam. Për ego të njerëzve janë krijuar shumë probleme këtu. Fatkeqësisht ka shumë budallaki. Nerëzit kanë ego të mëdha me marrë pozicionin, pastaj kur marrin pozicionin ngulin këmbët, dhe nuk e dinë, se çfarë të bëjnë me vendin”, tha mes tjerash ai.
Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria ka një mbështetje të madhe nga populli, por kjo mbështetje, sipas Berishës, nuk vjen si rezultat i ndonjë programi të mirëfilltë qeverisës, por si rezultat i “nervozës, manipulimit dhe mashtrimit të madh”.
Berisha e mbyll deklaratën e tij me një thirrje për zgjim dhe veprim të përbashkët për të mbrojtur dhe forcuar shtetin që është fituar me sakrifica dhe rezistencë për qindra vjet.
“Kemi ushtrinë ne Facebook. Edhe ata ta japin përshtypjen sikurse Kosova po dëshiron me marrë deri në Nish. Aty nuk ka asgjë. Njerëzit e përkrahin një kryeministër që nuk ka dashtë të bëjë negociata, dhe tash e ka pranuar ‘Zajedenicen’. Dhe kjo është ‘çoroditje’. Na kemi nevojë me u ulë edhe me pa ku kemi ardhur. Me kuptu sa është dëmtuar vendi. Çdo ditë ndodhin gjëra të çuditshme. Nuk janë krejt të shërbimeve të huaja. Ka plot dëme që po ia bëjmë vendit. Qeveria ka 51% të besimit të popullit, siç duket këtë besim nuk e ka marrë për ndonjë program, por për shkak të nervozes dhe manipulimit dhe mashtrimit të madh. Njerëzit ende e përkrahin qeverinë edhe pse nuk ka bërë asgjë”, u shpreh ai.
Në fund të intervistë, Berisha u shpreh se vetëm armiqtë përfitojnë nga përçarja që po ndodh mes popullit në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit