LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Bekë Berisha sërish sfidon të ftohtin, zhytet nën akullin e liqenit të Moknës

Deputeti Bekë Berisha sërish sfidon të ftohtin, zhytet nën akullin e liqenit të Moknës

Pas videos së postuar ditë më parë duke u larë në rrjedhën me ujë të ftohtë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar edhe ngricat në bjeshkët e Istogut, duke u zhytur në akullin që ka mbuluar liqenin në Bjeshkët e Moknës së Istogut.

Deputeti Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me një grup shokësh në bjeshkët e Moknës së Istogut duke u zhytur në ujin nën akull.

“Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha, duke postuar disa foto në Facebook, përcjell Telegrafi.


Ditë më parë ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me disa persona tjerë duke u larë në ujë të ftohtë ku temperaturat kanë qenë nën zero gradë.

Deputeti Bekë Berisha lahet në lumë në temperatura nën zero gradë
Lexo po ashtu Deputeti Bekë Berisha lahet në lumë në temperatura nën zero gradë

Berisha më herët ka rrëfyer edhe pjesë nga fëmijëria e tij, gjatë kohës kur ka jetuar në fshatin e lindjes, Saradran të Komunës së Istogut. /Telegarfi/