LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Bardhyl Dauti shpallet kandidat për kryetar të komunës së Tetovës nga PDSH

Deputeti Bardhyl Dauti shpallet kandidat për kryetar të komunës së Tetovës nga PDSH

Deputeti aktual në Kuvendin e Maqedonisë nga rradhët e PDSH-së, Bardhyl Dauti do të jetë kandidati i kësaj partie për komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale.

Paraprakisht Dauti ka qenë anëtar i Këshillit të komnuës së Tetovës, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah liderit të tij, Menduh Thaçi. Sot, me shpalljen e kandidaturës për kryetar të komunës së Tetovës, Dauti paralajmëroi dorëheqjen nga funksioni i deputetit.

“Ky vendim për shpalljen e kandidaturës time për kryetar komune do të jetv në dobi të qytetarëve të komunës së Tetovës. Dua që ata të kenë jetë më të mirë dhe të kthehet shpresa e tyre. Ajo gjëja më e rëndësishme, sepse deri më tani me garniturën aktuale të komunës nuk e kemi”, tha Dauti./Telegrafi/