LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Avdyli nga Lista “Guxo” i përgjigjet Arben Gashit: Koalicioni me LVV-në është stabil, Qeveria bie në vitin 2025

Deputeti Avdyli nga Lista “Guxo” i përgjigjet Arben Gashit: Koalicioni me LVV-në është stabil, Qeveria bie në vitin 2025

Haxhi Avdyli, deputeti në Kuvendin e Kosovës nga Lista “Guxo”,  deklaroi se koalicioni qeverisës mes kësaj liste dhe Lëvizjes Vetëvendosje është stabil.

Ai tha se siguron qytetarët e Kosovës se zgjedhje parlamentare, para vitit 2025, nuk do të ketë.

Duke iu referuar deklarimeve të deputetit Arben Gashi nga LDK-ja se në vjeshtë mund të ketë zgjedhje sepse disa deputetë të pozitës mund të kalojnë në opozitë, Avdyli tha se kjo nuk është e vërtetë.


“Koalicioni është stabil. Deklarimet e deputetit të LDK-së, Arben Gashi se ka lëkundje mes LVV dhe Listës ‘Guxo’ janë balona, mjeshtërisht të lëshuara dhe tani të gjithë po vrapojnë pas tyre”, tha Avdyli në RTK.

Avdyli u shpreh  se koalicioni  po funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gashi: Në vjeshtë mund të bie Qeveria, 8 deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK
Lexo po ashtu Gashi: Në vjeshtë mund të bie Qeveria, 8 deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK

“Deklarimet e deputetit Gashi nuk i beson as ai vet dhe qëllimi i tij ishte të krijojë huti”, tha Avdyli nga Lista “Guxo”.

Ai deklaroi e vazhdimisht në në Kuvend dhe takohet me dhjetëra deputetë, por kurrë nuk ka dëgjuar për braktisje të koalicionit nga ndonjë prej tyre.

“Nëse deputeti Gashi ka aluduar për pesë deputetë të Listës ‘Guxo’, nuk ka asgjë të vërtetë sepse ne kemi marrë votat në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi ministrat në Qeveri që po punojnë në mënyrë të shkëlqyer”, tha deputeti Avdyli.

“Nëse kemi dallime për çështje të caktuara janë pjesë e punës sepse ka raste kur edhe vetë brenda pesë deputetëve të listës ‘Guxo’ kemi diskutime e mospajtime për çështje të caktuara”, u shpreh ai.

Ai deklaroi se Qeveria do të bie në vitin 2025 kur do të ketë zgjedhje parlamentare të rregullta.

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori