Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës plenare.

Seanca e cila do të nis në orën 10:00, në rend dite ka 27 pika, ku në mesin e tyre është shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Gjithashtu në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Rendi i plotë i ditës:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-118 për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit, 6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian, 7. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, 8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, 11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, 12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-114 për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-103 për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, 14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale, 15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit, 16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-074 për Turizmin, 17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare, 18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-076 për Mbrojtjen e sekreteve tregtare, 19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, 20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, 21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-026 për tokën bujqësore, 22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate, 23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim, 24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, 25. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, 26. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, 27. Propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc. /Telegrafi/