LAJMI I FUNDIT:

Deputetët gjermanë: Ai që e mendon si zgjidhje shkëmbimin e territoreve, le të mendojë mirë

Deputetët gjermanë: Ai që e mendon si zgjidhje shkëmbimin e territoreve, le të mendojë mirë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim dy deputetët nga Bundestagu gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt.

Pas takimit, në një adresim për media, Christian Schmidt konfirmojë atë se Gjermania do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.

” Unë dhe kolegu jem, jemi këtu për vizitë zyrtare te kryeministri. Kjo nuk është vizita jonë e parë, është një nga vizitat e shumta që i kemi bërë vendit tuaj. Gatishmëria jonë që Kosova t’i bashkohet familjes evropiane, ekziston akoma dhe ne do të punojmë në atë drejtim “, ka thënë Schmidt.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit me deputetët e Bundestagut gjerman/ Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Ai ka përmendur edhe idenë për shkëmbimin e territoreve, duke thënë se ai që e mendon këtë ide si zgjidhje të problemeve me Serbinë duhet të mendojë mirë.

“Kjo ide  do të krijonte shumë probleme që nuk do ta prekte vetëm Kosovën por gjithë rajonin”, tha Schmidt, transmeton Telegrafi.

Edhe deputeti tjetër, Peter Brau rikonfirmoi qëndrimin e Gjermanisë karshi idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se e kundërshtojnë në çdo aspekt.

“Ne nuk jemi këtu vetëm në vizitë zyrtare, por jemi tek miqtë tanë, sepse populli i Kosovës janë miq të gjermanëve. Sigurisht ne kemi biseduar edhe për proceset e ardhshme, edhe për dialogun që e mbështetim dhe se duhet të vazhdohet. Po ashtu kemi hapur edhe temën për shkëmbimin e territoreve të cilën ne e kundërshtojmë në çdo aspekt”, u shpreh Bauer.

Në anën tjetër kryeministri Haradinaj falënderoi për vizitën deputetët gjerman, duke thënë se Kosova është e gatshme të thelloi bashkëpunimin me Gjermaninë.

“Biseduam për bashkëpunimin bilateral Kosovë-Gjermani që është progres. konfirmova gatishmërinë time që ta thellojmë këtë bashkëpunim. Ju shpreha falënderim për kancelaren Merkel. Ne jemi Kosovë dëshirojmë të jemi Kosovë, po ashtu jemi Evropë dhe dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori