LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e pozitës dhe opozitës kundër murit në Mitrovicë

Deputetët e pozitës dhe opozitës kundër murit në Mitrovicë

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme sot diskutoi për situatën aktuale në Mitrovicë për shkak të ndërtimit të murit në pjesën veriore të qytetit.

Kryetari i këtij Komisioni, Elmi Reçica pati vërejtje se nuk është bërë publik i gjithë projekti për rivitalizimin e urës.  Ai tha se deputetët nuk kanë njohuri për gjithë projektin.

Anëtarja e Komisionit, Puhie Demaku tha se kjo temë e diskutimit për murin  e ka vendin në seancë plenare.  Ajo tha se me ndërtimin e murit është prek thellësisht sovraniteti i Kosovës.


Zafir Berisha nga Nisma tha se muri është vazhdimësi e projekteve të Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ky projekt për murin sipas tij është rezultat i marrëveshjeve të fshehura në Kosovë- Serbi në Bruksel. Ai kërkoi pezullimin e këtij projekti dhe kërkoi dorëheqjen e ministres, Edita Tahiri.

Pal Lekaj, nga AAK tha se ky debat është i vonuar dhe sipas tij e habit fakti përse nuk kanë pasur informacione nga kryetari Agim Bahtiri për urën në ditën kur u vizitua nga ky komision ditë më parë.

Ai tha se rivitalizimi i urës duhet t’i bashkojë jugun dhe veriun dhe jo t’i ndaj. Lekaj tha se duhet rishikuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të ndërpriten bisedimet Kosovë-Serbi.

Blerta Deliu nga PDK tha se ndërtimi i murit është një projekt i rëndë dhe nuk do koment. Ajo tha se duhet të jenë transparente këto vendime dhe kërkoi rrënimin e murit ngase ka shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Deputeti Reçica propozoi që për situatën e krijuar në Mitrovicë të bëhet një takim ndërmjet shefave të grupeve parlamentare në sesionin pranveror. Ai tha se është që të bëhet një debat apo seancë për murin, por sipas tij, të mohohen të gjitha të arriturat në atë pjesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori