Djegia e dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka ngjallur reagime të shumta – veçmas të zyrtarëve qeveritarë dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në reagimin e tij, kryeministri Albin Kurti ka thënë se elemente kriminale kanë zgjedhur sërish dhunën, terrorin dhe sulmin. Ai ka kërkuar nga QUINT-i dhe Bashkimi Evropian që do ta dënojnë ashpër “këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”.
E, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ka kaluar koha kur bandat kriminale kanë frikësuar Republikën e Kosovës me sulme. Ai ka shtuar se si institucione shtetërore e dënojnë këtë akt dhe “ju ofrojmë mbështetje qytetarëve nga komuniteti serb në luftën tonë të përbashkët kundër grupeve kriminale”.
E një ditë pas këtij rasti, deputeti Armend Muja ka bërë thirrje për reagim ndërkombëtar.
“Kanë kaluar mbi 24 orë nga djegia e dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Natasha është serbe e Kosovës. Deri më tani askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar dhe as nuk e ka dënuar sulmin”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Over 24hrs have passed since Deputy Mayor of Zveçan, Natasa Tomanic’s shop was burnt down. Natasa is a Kosova Serb. So far no one from the international community has reacted nor condemned the attack.@USEmbPristina, @GermanAmbKOS, @EUKosovo
— Armend Muja (@ArmendMuja) March 9, 2024
Të njëjtën e ka bërë edhe deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ka thënë se “Beigradi duket se nuk po shqetësohet”.
“Dyqani i Natasha Tomaniq është djegur dje. Ajo është nënkryetare e komunës së Zveçanit – një serbe kosovare me post zyrtar. Beogradi duket se nuk po shqetësohet, prandaj as komuniteti ndërkombëtar”, ka shkruar ajo.
Natasa Tomanic’s shop was burnt down yesterday. She is deputy Mayor of Zveçan – a Kosovar Serb holding public office. Belgrade seems not to be disturbed, hence neither the international community. Is that the case @USAmbKosovo @GermanAmbKOS @EUAmbKS @Olivier_Guerot?
— Arbereshe Kryeziu Hyseni (@HyseniKryeziu) March 9, 2024
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke hetuar rastin e djegies së lokalit, që ndodhi në orët e para të 8 marsit, duke theksuar se ka dyshime se zjarrvënia ishte e qëllimshme.
Ndërkaq, Tomaniq ka deklaruar se dyshon që motivi i zjarrvënies është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës. Ajo ka thënë se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri