Deputetët diskutojnë sot për faturat e rrymës në veri

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur do të diskutojë sot për raportin e Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Në Komision është i ftuar edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ndërsa në këtë mbledhje pritet që të diskutohet edhe propozimi për zgjedhjen e 5 zëvendësuesve të Avokatit.
Është hera e tretë që ky Komision paralajmëron mbledhjen në lidhje për faturat e rrymës por që është shtyrë dy herë për shkak të mbajtjes së seancave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































