Menaxheri i një banke ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Graçanicë.


“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një banke ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara,  2x100 euro, 5x50 euro, 6x20 euro, 561x2 euro dhe 2x1 euro janë konfiskuar”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/