LAJMI I FUNDIT:

Deponia në Bukovë do të mbyllet deri në fund të vitit 2020

Deponia në Bukovë do të mbyllet deri në fund të vitit 2020

Deri në fund të vitit 2020 sipas rekomandimeve të UNESCO-s, deponia në Bukovë duhet të mbyllet. Ohri do të mbetet pa vend të dedikuar për grumbullimin e mbeturinave nëse gjatë ktyre një vit e gjysmë Plani rajonal i Maqedonisë Jug-perëndimore nuk gjen mundësi për ndërtimin e deponisë rajonale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga organizata ‘Ohri SOS’ vlerësojnë se lokacioni e propozuar pranë Debërcës është i gabuar sepse në rajonin e Liqenit të Ohrit që është monument i natyrës.

Nga komisioni për menaxhim me trashëgimi natyrore dhe kulturore për rajonin e Ohrit që është formuar në fillim të këtij viti thonë se po negciohet për gjetjen e lokacioni të ri dhe se do të reagojnë ndaj çdo padrejtësie që do të nënkuptonte rrezikim të statusit të Liqenit të Ohrit si trashëgimi botërore.


Në fillim, kjo deponi, që është pjesë e ndërtimit të sistemit të integruar për menaxhim të mbeturinave në kuadër të Planit rajonal i Maqedonisë Jug-perëndimore dhe do të realizohet me mjete nga IPA fondet, ishte paraparë të ndërtohet në afërsi të fshatit Godivje të komunës së Debërcës./Telegrafi/