LAJMI I FUNDIT:

Deponia ilegale e mbeturinave në Koshtovë pa mirëmbajtje, banorët ankohen për dëmet që po u shkakton

Deponia ilegale e mbeturinave në Koshtovë pa mirëmbajtje, banorët ankohen për dëmet që po u shkakton

Problemet e banorëve të fshatit Koshtovë të Mitrovicë, lidhur me deponinë e mbeturinave që gjendet në këtë fshat kanë filluar qysh në vitin 1998, kur pushteti i atëhershëm serbë kishte vendosur këtë deponi, megjithëse banorët e kundërshtuan një gjë të tillë.

Legalizimi i deponisë u bë në vitin 2002, kur KFOR-i danezë kishte matur jetëgjatësinë e saj, duke e legalizuar këtë me një afat prej 15 vitesh.

Kjo deponi sipas banorëve nuk i përmbushë as kushtet minimale të mirëmbajtjes, ishte e legalizuar deri në vitin 2017, ndërsa ende është aty, e pakontrolluar, madje nuk ka asnjë iniciativë që dikush ta mirëmbajë apo ta mbyll tërësisht.

Banorët e fshatit Koshtovë dhe fshatrave rreth tij janë ankuar tash e një kohë të gjatë për dëmet që po shkakton deponia ilegale e mbeturinave, por deri më tani askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Ekziston rreziku që në Koshtovë të kontaminohet edhe uji i pijshëm, pasi gypat e ujit përmes së cilëve 200 familje të fshatit Koshtovë furnizohen me ujë të pijshëm, kalojnë përmes kësaj deponie.

Kështu thotë banori i këtij fshati, Nexhmedin Hajredini, i cili shprehet se askush nuk iu është përgjigjur kërkesave të banorëve për menaxhimin e kësaj deponie.

“Për gjatë kësaj deponie përshkon edhe gypi i ujit i cili furnizon me ujë 200 familje të këtij fshati. Aty ekziston mundësia që të ketë rrjedhje të këtyre mbeturinave dhe uji që ne e përdorim të jetë i kontaminuar. Edhe për kundër reagimeve tona dhe përpjekjeve tona të shumta që këtë deponi ta sensibilizojmë dhe të mirëmbahet në shpesh here kemi paraqit kërkesa në organet lokale dhe republikane, kemi pas kërkesa edhe në Ministrinë e Ambientit që kjo deponi të kontrollohet, kanë qenë të kota, askush nuk është marrë. Në lagje, veçanërisht në lagjen Hajredini ekzistojnë me sëmundje kronike me sëmundje të zemrës e të frymëmarrjes edhe kjo parqet vështirësi sepse është e pamundur që banorët e kësaj lagjeje të dalin në oborret e tyre dhe ta shijojnë ajrin e pastër, sepse mbeturinat e erërat që kundërmojnë nga kjo deponi është e paimagjinueshme çfarë dëme shkaktojnë”, shprehet Hajredini.

Banor i fshatit Koshtovë, Nexhmedin Hajredini

Edhe Arjeta Miftari nga KDI, thotë se kanë mbajtur takime me banorë e zyrtarë të komunës në lidhje me problemet që shkakton kjo deponi, por që sipas saj as pas dy takimesh që i realizuan në vitin 2017 dhe në vitin 2018, askush ende nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Ne si KDI, e kemi trajtuar çështjen e deponisë regjionale të mbeturinave në dy takimet që i kemi pasur me banorët dhe zyrtarët komunal të komunave regjionale për të cilat edhe është  përgjegjëse kjo deponi për mbledhjen e mbeturinave. Fillimisht në dhjetor e kemi mbajtur një takim me banorët dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka i cili aso kohe u patë zotu që prej janarit do të bëj përpjekje që ta fus nën menaxhim kontrollimin dhe mirëmbajtjen e kësaj deponie. Normalisht kanë kaluar disa muaj dhe kjo deponi nuk është mirëmbajtur me çka edhe e ka zgjeru pakënaqësinë e qytetarëve, andaj ne në maj të vitit 2018 e kemi trajtu përsëri këtë çështje”, tha Miftari.

Mirjeta Miftari, KDI

Sipas Nexhmedin Hajredinit, përveç Koshtovës, probleme shkaku i kësaj deponie kanë edhe fshatrat rreth tij, kjo pasi mbeturinat që hidhen aty janë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe mbeturinat medicinale dhe ato shtazore.

“Deponia paraqet telashe të mëdha për banorët e këtij fshati, por jo vetëm të fshatit Koshtovë, por edhe fshatrat tjera përreth që gravitojnë. Në këtë deponi hidhen sende që nuk mundet t’i merr me mend njeriu, hidhen mbeturinat shtazore, hidhen barnat, materialet inerte pa kontrollin e askujt. Por çka është më e keqja kjo deponi nuk mirëmbahet”, u shpreh Hajredini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori