LAJMI I FUNDIT:

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Krenarë që iu bashkuam FSK-së në Kuvajt, jemi më të fortë së bashku

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Krenarë që iu bashkuam FSK-së në Kuvajt, jemi më të fortë së bashku

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur krenar misionin e përbashkët të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë Amerikane në Kuvajt.

Ky Departament, përmes një njoftimi në Twitter, theksoi se “partnerët nga Kosova do të fitojnë përvojë reale në mekanikë dhe logjistikë duke punuar me ushtrinë amerikane”.


Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Philip Kosnett u shpreh se ky bashkëpunim dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të mbrojtur jo vetëm territorin e saj, por edhe për përgjegjësi jashtë Kosovës.

“Departamenti i Mbrojtjes është krenar që iu bashkuam FSK-në nga Kosova në bashkëpunimin e saj të parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët nga Kosova do të fitojnë përvojë reale në mekanikë dhe logjistikë duke punuar me ushtrinë amerikane. Më të fortë së bashku”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Mbrojtjes.

Po ashtu, duke shpërndarë këtë njoftim, Kosnett u shpreh se ky është një moment historik dhe se kjo dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi edhe përtej kufijve të saj.

“Vendosja e përbashkët në Kuvajt e FSK-së nga Kosova dhe ushtrisë amerikane është një moment historik i vërtetë, jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por si një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, shkruan Kosnett.

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në misionin e saj të parë ndërkombëtar bashkë me Ushtrinë Amerikane në Kuvajt.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është ndjerë krenare me angazhimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

Osmani: Krenare me ushtarët tanë në Kuvajt
Lexo po ashtu Osmani: Krenare me ushtarët tanë në Kuvajt

Osmani, përmes një statusi  në Facebook, ka shkruar se ushtarët e Kosovës po e lartësojnë flamurin shtetëror dhe se për këtë arritje një falënderim i veçantë u ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Misionin ndërkombëtar të FSK-së e ka përshëndetur kryeministri Albin Kurti, duke e cilësuar moment krenarie.

FSK bashkë me Ushtrinë Amerikane zbarkon në Kuvajt, Kurti: Një moment krenarie
Lexo po ashtu FSK bashkë me Ushtrinë Amerikane zbarkon në Kuvajt, Kurti: Një moment krenarie

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur kontingjentin e FSK-së në Kuvajt, duke thënë se Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare.

“Bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë Amerikan”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë, transmeton Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përshëndetur misionin e parë ndërkombëtar të bashkëpunimit të FSK-së me Armatën Amerikane, ka thënë se ky është hap i rëndësishëm përpara.

“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në misionin e saj të parë ndërkombëtar të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane. Me vite mësim dhe trajnime, ne tani jemi gati të kontribuojmë në paqenë dhe sigurinë globale. Një moment krenarie”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori