Deontay Wilder merr pezullim mjekësor prej gjashtë javësh nga çdo aktivitet në boks pas humbjes nga Tyson Fury

Deontay Wilder është suspenduar për gjashtë javë, pas humbjes së pësuar në fundjavën e kaluar nga Tyson Fury.
Bronze Bomber pësoi humbjen e parë në karrierë dhe humbi titullin WBC për peshat e rënda në boks nga Gypsy King.
Amerikani e kishte të pamundur të merrte pjesë në konferencën për media, pasi stafi ishte i shqetësuar rreth gjendjes së tij aktuale shëndetësore.

Nga buza dhe veshi i Wilderit rridhte gjak pa ndërprerë shkaku i goditjeve të Tyson Furyt që u ndalën në raundin e shtatë nga hedhja e peshqirit në ring.
Komisioni i boksit në Nevada ka njoftuar se ish-kampioni i peshave të rënda nuk ka të drejtë të stërvitet deri më 23 prill, shkaku i gjendjes së tij shëndetësore.
Nëse gjendja e tij nuk përmirësohet, atëherë vendimi mund të vlejë deri në 12 javë, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i tij.
Wilderit do t’i ndalohet sparringu për fazën gjashtë javore dhe do të përcillet gjendja e tij nga afër, derisa do të kërkojë trilogjinë me Furyn, gjë që mund të ndodhë në fund të këtij vitit. /Telegrafi/



















































