LAJMI I FUNDIT:

I dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin, Sokol Mjacaj vendoset në izolim sipas regjimit të posaçëm “41 bis”

I dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin, Sokol Mjacaj vendoset në izolim sipas regjimit të posaçëm “41 bis”

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Uli Manja firmosi për të vendosur në regjimin e posaçëm, i njohur si 41 bis, të dënuarin Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.


Si ndodhi krimi

Më datë 3 korrik 2015, Sokol Mjaçaj me banim në fshatin Lotaj, ka vendosur të dalë në rrugë për të grabitur ndonjë makinë me turistë në zonën e Dukagjinit. Me vete ka marrë automatikun dhe dy karikatorë që i mbante në shtëpi, i ka futur në një çantë sportive.

Aty ka kaluar mjeti tip Nissan Patrol, ngjyrë gri, me targë Çeke CZ 4P89798, me udhëtarë viktimat Michal Svatos dhe Anna Kosinova. Mjacaj i ka përshëndetur shtetasit në fjalë, e më pas iu ka kërkuar (duke komunikuar me shenja) që ta merrnin në makinë por, drejtuesi i mjetit i ka bërë shenjë se nuk kishte vend dhe nuk e ka marrë, duke tentuar të vazhdojë lëvizjen me makinë. Po ai ka mundur të hyjë më forcë.

Kjo e ka nervozuar viktimën Michal Svatos, i cili e ka zbritur nga mjeti të pandehurin. Në këtë moment, i pandehuri Sokol Mjaçaj ka nxjerrë automatikun nga çanta dhe ka qëlluar në ajër disa herë, duke e detyruar viktimën ta ndalojë mjetin. Pasi ka hyrë në mjet, i pandehuri është ulur pas pasagjerit dhe shoferit, duke mbajtur automatikun e mbushur, me fishekë në fole, në drejtim të dy viktimave. Po ashtu, në momentin që ka hipur në mjet, iu ka marrë këtyre shtetasve aparatet celularë, në mënyrë që ata mos kishin mundësi të lajmëronin rreth këtij fakti, duke planifikuar që t’i grabiste sapo të afrohej në zonën e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, pasi nga kjo zonë mund të largohej më lehtësisht në drejtime të ndryshme. Rreth mbrëmjes, në momentin që mjeti është afruar afër zonës së quajtur “Ura e Shtrenjtë”, Michal Svatos ka bërë disa manovrime me mjet.

Për këtë arsye, Mjacaj, duke menduar se viktima Michal Svatos, me këto veprime ka dashur t’i marrë automatikun, e ka qëlluar këtë shtetas dy herë me armë zjarri e më pas ka qëlluar një herë pasagjeren Anna Kosinova, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas vrasjes së dy shtetasve në fjalë, i pandehuri ka dalë nga xhami i dritares së mjetit, i cili ishte përmbysur në njërën anë, në mes të rrugës, duke lënë brenda në mjet automatikun që i kishte rënë nga dora në momentin e përmbysjes së mjetit dhe ka lëvizur në këmbë në drejtim të kundërt me të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori