LAJMI I FUNDIT:

I dënuar me burg, Todosijeviq nuk shkon ta vuajë dënimin

I dënuar me burg, Todosijeviq nuk shkon ta vuajë dënimin

Afati i fundit kur deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq duhej të paraqitej për të mbajtur dy vjet burgim, ishte 6 tetori i këtij viti, por ai nuk e bëri këtë. Todosijeviq është dënuar për deklaratat e tij, ku e quante trillim masakrën e Reçakut të janarit të vitit 1999.

Avokati i deputetit serb ka bërë ankesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, kurse RTK ka mësuar jo zyrtarisht se Teodosjeviç gjendet në Beograd, por që kjo nuk është konfirmuar nga avokati i të dënuarit, për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Për deklaratën e vitit 2018 Ivoan Todosijeviq ishte dënuar me dy vjet burgim efektiv. Në gusht të këtij viti ky dënim mori formën e prerë, duke u konfirmuar nga Gjykata e Apelit.


Edhe pse Todosijeviq do të duhej të ishte të burg që nga 6 tetori ai nuk është paraqitur në asnjë nga qendrat korrektuese. Arsye për këtë është fakti se deputeti i Listës Serbe ndodhet jashtë shtetit.

Avokati i tij Nebojsha Vllahiq ka bërë kërkesë që të shtyhet afati për paraqitjen e Todosijeviqit në burg.

Se kërkesa është bërë dhe është në procedurë e sipër e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Megjithatë, sipas Ligjit një kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit duhet të bëhet vetëm shtatë ditë pasi të bëhet urdhri për paraqitje në burg.

Edhe pse emri i Todosijeviqit vazhdon të jetë si deputet në faqen e Kuvendit të Kosovës, njohësit e punës së legjislativit thonë se ai e ka humbur mandatin.

Pas konfirmimit të dënimit për Ivan Todosijeviqin kishte reaguar ashpër edhe presidenti i Serbisë duke kërcënuar se Lista Serbe nuk do të garojë në zgjedhjet lokale.

Ishte viti 2018 kur Todosijeviq si ministër i Pushtetit Lokal e cilësoi masakrën e Reçakut si trillim, me ç’rast ishte shkarkuar na ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Masakra e Reçakut njihet si një nga më të tmerrshmet që Serbia kreu në Kosovë, duke vrarë e masakruar 45 civilë./rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori