LAJMI I FUNDIT:

Dënohet hakeri adoleshent që përmes internetit shkaktoi dëme deri në 50 milionë euro (Foto)

Dënohet hakeri adoleshent që përmes internetit shkaktoi dëme deri në 50 milionë euro (Foto)

Gjykata për të rinj në Norwich të Anglisë, e ka shqyrtuar rastin e 17-vjeçarit, që ka pranuar se i ka shkaktuar një kompanie dëme deri në 50 milionë euro.

Adoleshenti që mbetet i paemëruar për arsye ligjore, është dënuar me 12 muaj rehabilitim, si dhe ndalim të përdorimit të kompjuterit apo iPhonet, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e kanë gjetur fajtor të riun që përmes 14 mijë ndërhyrjeve në ueb-faqen e telekomunikimit TalkTalk, i ka shkaktuar asaj dëmet shumëmilionëshe.


Kompania që u dëmtua me 50 milionë euro, nga ndërhyrjet e hakerit adoleshent

“Aftësitë tua në teknologjinë informative do të jenë gjithmonë të pranishme, por provo t’i përdorësh në drejtimin e duhur e jo për shkeljen e ligjit”, ka thënë Jean Bonnick, kryetar i trupit gjykues.

I mituri është gjetur fajtor në gjashtë shkelje, dy prej tyre në kompaninë e sipërpërmendur, kurse dy të tjera në ueb-faqe të ngjashme.

Universiteti i Cambridget dhe Mançesterit, si dhe ‘Marit Badges’, një kompani familjare që punon emblema për artet marciale, kanë qenë po ashtu shënjestër e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori