Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Merxhan Rexhepi për akuzën se kanosi prokurorët special Milot Krasniqi dhe Valdet Gashi, lidhur me ftesën për kryeministrin Albin Kurti për intervistë.
Ky vendim vjen pasi i akuzuari Rexhepi kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Aktgjykimi ndaj Rexhepit u shpall të martën nga gjykatësi Sabit Sadikaj, i cili tha se i akuzuari obligohet që të paguajë gjobën në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë, i njëjti i zëvendësohet me burgim.
Të akuzuarit nuk i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak dhe në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak.
Gjykatësi Sadikaj bëri të ditur se pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, Rexhepit do t’i kthehet pasaporta e sekuestruar. Ndërsa, palët e dëmtuara kanë të drejtë në parashtrimin e kërkesës pasurore-juridike në kontest juridiko-civil, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 23 janar 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i pandehuri Merxhan Rexhepi akuzohej se më 12 dhjetor 2024, në kohë të pacaktuar kanosi seriozisht personat zyrtarë me fjalët që t’i privojë nga jeta dhe atë lidhur me punën dhe pozitat e tyre si prokurorë të shtetit.
Sipas aktakuzës, në ditën kritike në mediumin “Gjakovarë” është publikuar një shkrim “Prokurori i PDK-së, Valdet Gashi, është i njëjti prokuror që kishte pamundësuar Albin Kurtin me qenë bartës i listës në zgjedhjet 2021. Sot i njëjti ka nisur një luftë të re ndaj demokracisë në Kosovë. Ky është nje sulm frontal i kastës së vjetër… L Haliti”, ku këtij shkrimi i është bashkëngjitur një foto e prokurorit Valdet Gashi me mbishkrimin në foto “Prokurori i PDK-së Valdet Gashi”, e që shkrimi në fjalë ka të bëjë me ftesën dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për intervistë nga prokurorët e PSRK-së, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.
Tutje, në aktakuzë thuhet se në shkrimin e lartcekur, i akuzuari ka komentuar me fjalët: “Veç plumbi këta kriminel të Serbisë i nal”, e që këto fjalë tek palët e dëmtuara shkaktojnë shqetësim dhe ankth.
Me këtë rast, i pandehuri Rexhepi akuzohej për veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragarfi 3 e lidhur me paargrafin 1 dhe 2 të Kodit Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja