LAJMI I FUNDIT:

Denis Gafuri Sales Training vjen me Webinarin e radhës

Denis Gafuri Sales Training vjen me Webinarin e radhës

“Para se të jeni udhëheqës, suksesi ka të bëjë me rritjen e vetes suaj. Kur bëheni udhëheqës, suksesi ka të bëjë me rritjen e të tjerëve” – Jack Welch.

Ne si fokus kryesor kemi zhvillimin individual dhe të kompanive sa i përket rritjes së shitjeve, duke ofruar trajnime në formë të seminareve të hapura dhe trajnime të përshtatura për klientë/kompani që janë të interesuar/a të rrisin shitjen, duke aftësuar stafin e tyre të shitjes me modulet që përmbajnë tema dhe strategji efikase të bazuara në eksperiencë profesionale. Investimi në stafin tuaj të shitjes me trajnimet e ofruara, bën që ata të jenë më të informuar, më bashkëpunues dhe me ç’rast rriten shitjet dhe ju keni ndërtuar një staf të aftë dhe të dhënë pas suksesit.

Është tejet e rëndësishme si në kohërat e mira ashtu edhe në kohërat e vështira të krizave që të aftësohen personat që janë në udhëheqje të një projekti apo divizioni të caktuar, sepse ata duhet të jenë mbi të gjitha lider të jashtëzakonshëm, pasi që puna e tyre dhe rezultati i tyre është një hallkë e gjatë zinxhirore, suksesi i të cilëve shihet në fund të ditës.

Duke marrë parasysh qe resursi kryesor i secilës kompani është njeriu, është shumë e rëndësishme që kompania e juaj të bëjë investimet e duhura në mirëmbajtje të këtij burimi të çmuar. Një ekip i trajnuar i shitjes mund të gjenerojë mundësi të reja, që i sjellin të ardhura të larta kompanisë. Duke pasur qasjen e duhur me komunikim efektiv, me personelin e kompanisë mund të bëni ngritje në zhvillimin e biznesit tuaj.

Disa nga temat të cilat do të trajtohen:

– Nxitja e pasionit tek stafi për arritjen e suksesit;

– Motivimi apo inspirimi;

– Ndikimi pozitiv;

– Elementet kyçe për tërheqje;

– Si të rritim produktivitetin e punonjësve tonë?;

– Karakteri i liderit;

– Si të ndikojmë tek njerëzit?;

– Reputacioni;

– Integriteti;

– Përgjegjësia;

– Vlerat;

– Lidershipi dhe ndryshimet;

– Kriza dhe mënyrat e afarizmit;

– Vendimmarrja etj.

DENIS GAFURI SALES TRAINING organizon këtë webinar / trajnim online me datën 25 dhe 26 qershor nga ora 18:00 deri në ora 20:00.

Secilit pjesëmarrës pas trajnimit i dërgohen materialet e trajnimit në PDF dhe certifikata për pjesëmarrje me postë. Vlera e trajnimit për një pjesëmarrës është 120 euro, ndërsa, si përkrahje e afarizmit tuaj para sfidave të mëdha, e mundësojmë zbritjen 60% ku vlera e këtij trajnimi del 49 €.

Andaj na kontaktoni për të bërë regjistrimin tuaj në këtë seminar.

Na dërgoni email në: sales@denisgafuri.com

Mob: +383 49 893 693

Vizitoni Webfaqen: www.denisgafuri.com

Facebook: Denis Gafuri Sales Training

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori