LAJMI I FUNDIT:

Dënimi për plagjiaturë, Dugolli deklarohet para senatit të UP-së

Dënimi për plagjiaturë, Dugolli deklarohet para senatit të UP-së
Bujar Dugolli/ Foto: Ridvan Slivova

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka shpërndarë të mërkurën një video në Facebook, ku dëgjohet profesori Bujar Dugolli teksa flet para Senatit të Universitetit të Prishtinës në lidhje me vendimin e Këshillit të Etikës, i cili atë dhe Ardian Kastratin i ka shpallur plagjiatorë.

Sipas ORCA-s, në këtë mbledhje të Senatit Dugolli e ka pranuar hapur fajësinë, ndërsa i njëjti dëgjohet duke thënë se “nëse unë kam bërë gabime, që kam pasur besim me ma vendos emrin dhe pa dijeninë time është vendos i pari, në rregull, dënomëni”.


Këshilli i Etikës e shpalli plagjiator, reagon Dugolli: Vendim joprofesional
Lexo po ashtu Këshilli i Etikës e shpalli plagjiator, reagon Dugolli: Vendim joprofesional

Dugolli është shprehur se gabimi i vetëm i tij për të cilin ndjehet fajtor është se ka pranuar që emri i tij të vendoset në punimin që përmban plagjiaturë. Këtë veprim e ka justifikuar përmes mirëbesimit që e ka pasur në kolegun e tij, Ardian Kastratin dhe se nuk e ka shikuar punën e bërë në punim.

Në anën tjetër, ORCA tha se “pavarësisht këtij deklarimi të hapur para senatorëve dhe menaxhmentit të UP-së, Senati nuk guxoi të merrte vendim meritor, t’i përjashtojë nga universiteti plagjiatorët siç ndodhë në çdo rast të ngjashëm”.

“Gjithsesi, Dugolli duke tentuar ta shfajësojë veten, e inkriminon edhe më shumë atë. Ai pranon haptazi para Senatit të Universitetit të Prishtinës se përmes veprimit të tij ai ka kontrabanduar punime shkencore me qëllim të avancimit, pra duke vendosur emrin në një punë akademike për të cilën nuk ka asnjë pikë kontributi në të”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori