LAJMI I FUNDIT:

​Dënimi i Dodajt, mbrojtja e Ademajt mirëpret pranimin e fajësisë

​Dënimi i Dodajt, mbrojtja e Ademajt mirëpret pranimin e fajësisë

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla pas përfundimit të shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tomë Dodajt është shprehur i lumtur që njëri nga palët e përfshira në rast është shpallur fajtor.

I akuzuari, Tomë Dodaj i cili pranoi fajësinë për shitjen e armës tek Naim Murseli me të cilën është vrarë Liridona Ademaj u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

“Jemi të lumtur sepse të paktën për njërën nga pikat e dispozitivit të aktakuzës njëra nga palët u deklarua fajtor dhe e konsiderojmë si pikë të kryer të aktakuzës”, tha ai.


Gjatë shqyrtimi fillestar për vrasjes e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj, Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm për veprën penale që ngarkohet.

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Lexo po ashtu Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Lidhur me këtë, avokati i familjes së të ndjerës, Leutrin Syla tha se provat materiale janë të të qarta në aktakuzë dhe se nuk i habitë deklarimi i Murselit.

“Nuk mund të themi në asnjë rast se ka qenë e pritshme apo jo meqenëse provat materiale dhe ato që parashihen në aktakuzë janë aq të qarta sa që edhe të pranonte fajësisë nuk do të ishte diçka e re dhe risi për ne edhe mos pranimi i fajësisë është diçka e pritshme edhe sikur ta pranonte nuk do të kishte çudi ose habi që e ka pranuar”, tha ai.

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Lexo po ashtu "Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Në shqyrtimin fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023 i akuzuari Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm lidhur me vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademjt.

Ndërsa, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, derisa Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet rreth fajësisë pa u konsultuar më avokatin e tij.

Ndërsa, Tomë Dodaj e ka pranuar fajësinë për veprën penale shitjen e armës, për të cilën vepër penale u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë duke e dënuar me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori