LAJMI I FUNDIT:

Dendias flet nga Tirana: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd për arritjen e një zgjidhjeje tërësore

Dendias flet nga Tirana: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd për arritjen e një zgjidhjeje tërësore

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka folur sot nga Tirana për situatën në veri të Kosovës si dhe qëndrimin e Greqisë për këtë çështje.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministren shqiptare të Jashtme, Olta Xhaçka, Dendias ka shprehur qëndrimin e Greqisë për stabilitet, prosperitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Stabiliteti, prosperiteti dhe paqja për ne përbën kërkesën parësore sepse edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një sfidë që ne duhet të përballojmë me sukses”, tha Dendias.

Më tej, ministri grek ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe ka thënë gjithashtu se Greqia mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Denidas u shpreh se “të gjithë ne duhet të tregojmë realizëm dhe të jemi sa më frytdhënës, sa më konstruktiv dhe të bëjmë lëvizjet e duhura.”

“Në takimet që un kam pasur në Prishtinë dhe Beograd kam nënvizuar nevojën për vijimësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës me synim që të arrihet një zgjidhje tërësore.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori