Për shkak të erërave të forta kulmi i një ndërtese te rruga “B” në Prishtinë është dëmtuar shumë, gjersa ekipet e zjarrëfikësve dhe Policisë janë në vendin e ngjarjes për të parë se si ta largojnë në mënyrë që të mos paraqet rrezik për qytetarët.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica në një deklaratë për Telegrafin tha se është në vendngjarje për ta parë për së afërmi situatën.


“Për shkak të erërave është dëmtuar shumë kulmi i një ndërtese... Nuk ka ra, por është dëmtuar shumë. Për shkak të rrezikut, ekipi i zjarrëfikësve, Policia janë në vendngjarje për të parë si ta largojnë për të mos rrezikuar qytetarët”, tha ai. /Telegrafi/