Gjatë ditëve të fundit janë dëmtuar varrezat e martirëve në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka cilësuar këtë veprim si “akt të shëmtuar” që cenon vlerat tona kombëtare dhe njerëzore, shkruan Telegrafi.


“Me indinjatë të thellë kam pranuar informacionin për dëmtimin e varrezave të martirëve në Vushtrri. Ky akt i shëmtuar cenon jo vetëm kujtimin për ata që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit, por edhe vlerat tona kombëtare dhe njerëzore”, ka thënë Idrizi.

Ai ka ftuar organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me seriozitet dhe t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme.

“Martirët tanë meritojnë respekt të përjetshëm dhe ne nuk do të lejojmë që kujtimi i tyre të nëpërkëmbet!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/