LAJMI I FUNDIT:

Dëmtimi i kanalit në Ibër-Lepenc, Rizvanolli: Intervenimet kanë përfunduar, mund të ketë reduktime të ujit gjatë ditës

Dëmtimi i kanalit në Ibër-Lepenc, Rizvanolli: Intervenimet kanë përfunduar, mund të ketë reduktime të ujit gjatë ditës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se mbrëmë më mesnatë është ndërprerë furnizimi me ujë, për shkak të rrjedhjeve në pjesën e kanalit të Ibër-Lepencit që u dëmtua nga sulmi terrorist.

Rizvanolli ka bërë të ditur se për të ruajtur sigurinë e kanalit ka qenë e domosdoshme të bëhet një zgjidhje inxhinierike.

“Për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar nga sulmi terrorist, për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje e re inxhinierike. Për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Rivanolli.


Ministrja ka theksuar se intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në Termocentralin Kosova B janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës.

“Sikurse edhe gjatë dy ditëve të kaluara, prioritet i parë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm i termocentralit me ujë për ftohje, për të zgjeruar pastaj furnizimin për KRU-të sa më herët që është e mundshme.

Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta rreth furnizimit me ujë”, ka theksuar ministrja.

Ministrja falënderoi ekipin e Ibër Lepencit dhe kontraktorin për punën e kryer në kanal, si dhe Ministrin Xhelal Sveçla dhe Zëvendësministrin Hysen Durmishi për mbikëqyrjen e punimeve gjatë gjithë natës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

Lajme
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

Lajme
Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi! Detajet nga vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali

Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi! Detajet nga vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali

Lajme
Kush është i riu me dy identitete që u ekzekutua brenda makinës në Vlorë

Kush është i riu me dy identitete që u ekzekutua brenda makinës në Vlorë

Lajme
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve

Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve

Lajme
Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori