Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar sonte në mbrëmje koalicion parazgjedhor edhe me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, pasi gjatë ditës kishte nënshkruar marrëveshje edhe me shtatë subjekte tjera politike.
Pas nënshkrimit të koalicionit me krerët e PSHDK-së, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Fillimi i Ri do të sjell perspektivë të sigurt ekonomike dhe integruese për Kosovën.
“Unë jam jashtëzakonisht i nderuar në rend të parë që e bëmë një marrëveshje e cila do ti shërben Kosovës për një Fillim të Ri. Për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, për një Kosovë industriale, për një Kosovë ku të rinjtë tanë do ta kenë perspektivën e tyre, me një ekonomi edhe një herë e përsëris, se ky do të jetë prioriteti ynë. Dhe nw të njëjtën kohë me njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për shtetin vet, ku veçanërisht gratë dhe të rinjtë kanë perspektivën dhe shanset e barabarta, me privilegj, që të jenë të integruar në tërësi në përgjegjësit tona për ndërtimin e shtetit tonë”, tha kryetari Veseli.
Kreu i PDK-së tha se populli i Kosovës dhe shteti ynë janë të orientuar pro vlerave perëndimore dhe integrimeve euroatlantike, qëllime këto të cilat sipas tij, mund t’i arrijë vetëm koalicioni me programin qeverisës Fillimi i Ri.
“E kam filluar këtë ditë të sotshme të mbarë me këto koalicione, duke thënë: Kosova është perëndimore, kjo është natyralitet i jonë nga vijmë ne. Kosova është evropiane dhe Kosova do të mbetet gjithmonë e tillë dhe populli i Kosovës është krenar me identitetin e vet kombëtar dhe do të vazhdoj ta qoj vendin e vet përpara, në atë mënyrë që integrimet euroatlantike të jenë prioritet i yni i përbashkët, edhe si koalicion i partneritetit edhe qëllim dhe përcaktim i popullit tonë”, tha Veseli.
Krerët e PSHDK-së pasi iu bashkuan platformës qeverisëse Fillimi i Ri, kanë deklaruar se koalicioni me PDK-në është koalicioni më i natyrshëm dhe do t’i sjellë Kosovës të ardhme të sigurt.
“Qëllimi i këtij koalicioni është që Kosovën ta avancojmë më tutje kryesisht në aspektin ekonomik, sepse vërtetë kemi shumë nevojë të ndryshojmë gjendjen të cilën e kemi sot”, ka thënë nënkryetari i PSHDK-së Zef Morina./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë