LAJMI I FUNDIT:

Demiri duhet t’i paguaj shtetit dënim 8500 euro

Demiri duhet t’i paguaj shtetit dënim 8500 euro

Anëtari i partisë ”E majta” në Maqedoni, Mariglen Demiri, ka marrë edhe epilogun nga gjykimi kundër tij për, siç thuhet në padi, dëmtimin e zyrës së Presidentit Gjorge Ivanov gjatë protestave të ”Revolucionit Laraman”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mariglen Demiri ka thënë se nuk ndjehet fajtor dhe është duke u paditur padrejtësisht nga shteti.


Avokati i tij, Sasho Dukovski ka thënë se klienti i tij Demiri nuk ka kryer dëm ndaj zyrave shtetërore dhe ekspertiza nuk është reale./Telegrafi/