Aktorja e famshme amerikane, Demi Moore, ka shkruar gjatë e gjerë për marrëdhënien e saj me Ashton Kutcher dhe përballjen tash e disa vite me alkoolin.

Ndër zbulimet e shumta në librin e saj të ri, aktorja Moore kujton po ashtu kohën kur ajo pretendon se ish-burri Ashton Kutcher e turpëroi atë me një fotografi të dehur.


Aktorja shkruan në detaje për marrëdhënien me Kutcher dhe luftën e saj si një alkooliste, duke thënë se filloi të pijë përsëri gjatë martesës së tyre për të qenë 'vajza argëtuese', gjë që mendoi se Kutcher donte që ajo të ishte e tillë.

demi moore1 Demi Moore dhe Ashton Kutcher (Foto: DIMITRIOS KAMBOURIS/GETTY; DAVID LIVINGSTON/GETTY IMAGES)

Por, sapo filloi të pijë përsëri pas 20 vjetësh, Moore shkruan se shkoi "poshtë" dhe ishte në gjendje tejet të rëndë gjatë udhëtimit në Meksikë për ditëlindjen e 45-të.

Ndërsa festonte me miqtë, ylli amerikan, 56 vjeçe, shkruan se filloi të pinte më shumë dhe ajo pretendon se Kutcher, 41 vjeç, ishte "i zemëruar" dhe e çoi përsëri atë në shtrat.

“Ashton më kishte inkurajuar të shkoj në këtë drejtim. Kur shkova shumë larg, ai më bëri të ditur se si u ndje duke treguar një fotografi që më bëri që të mbështesja kokën në tualet një natë më parë", shkruan ajo. “Dukej si një shaka, por ishte vërtet turp”.

Screenshot 6 4 Demi Moore flet për marrëdhënien me Ashton Kutcher (Foto: People)

Moore dhe Kutcher filluan lidhjen në 2003 pasi u takuan në një darkë me miqtë e ndërsjelltë dhe u martuan në 2005 përpara se të ndaheshin në 2011 dhe të përfundonin divorcin e tyre në 2013. /Telegrafi/