LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore nxit thashetheme për operim plastik pas sfilatës në Paris

Demi Moore nxit thashetheme për operim plastik pas sfilatës në Paris

Aktorja Demi Moore ka nxitur thashetheme se ajo iu nënshtrua operacionit plastik pas paraqitjes së saj të fundit në Javën e Modës në Paris.

58-vjeçarja hapi shfaqjen për Fendi të mërkurën me një kostum mëndafshi mahnitës dhe një palë vathë, por fansat spekuluan se aktorja ka kryer operacione plastike, duke vënë në dukje se fytyra e saj dukej “ndryshe”.

Menjëherë pas paraqitjes në pistën e modës, rrjeti social Twitter u përmbyt me pyetje nga fansat e çuditur që thanë se 58-vjeçarja dukej “e panjohur” në fotot nga ngjarja.

“Demi Moore shfaqet në Paris duke mos u dukur aspak si Demi Moore”, shkroi përdoruesi i Twitter Mike Sington.

Lansohet koleksioni couture nga marka Fendi - shumë surpriza gjatë sfilatës
Lexo po ashtu Lansohet koleksioni couture nga marka Fendi - shumë surpriza gjatë sfilatës

Të tjerët vunë në dukje “ndryshimin drastik” në fytyrën e Demi Moore, duke shpërndarë foto nga vitet e mëparshme të krahasuara me foto nga ngjarja Fendi në Paris.

Një pjesë e internetit ishte kritike, duke shkruar se aktorja dukej shumë më e bukur vetëm një vit më parë.

Demi Moore është përballur prej kohësh me thashethemet e operacionit plastik. Sipas Daily Mail, ajo i adresoi thashethemet një dekadë më parë, për gjoja shpenzimet e mijëra dollarëve në operacionet plastike.

“Unë kam bërë diçka, por nuk është në fytyrën time”, tha ajo për revistës Elle në vitin 2010, duke shtuar se spekulimet e vazhdueshme për pamjen e saj e bezdisën. /Telegrafi/