Aktorja Demi Moore bëri debutimin e saj të papritur në pistë dje (e mërkurë), ndërsa hapi prezantimin virtual të Fendi gjatë shfaqjeve couture në Javën e Modës në Paris.
58 vjeçarja u pa e veshur me një kostum mëndafshi të zi mbi supe me pantallona me këmbë të gjera, vathë gjigand dhe çantë të zezë. Ajo më vonë shkroi në Instagram se ky momentint ishte si “përmbushjen e një ëndrre adoleshence”.
Megjithëse Moore është e njohur për sensin e saj të stilit – dhe për paraqitjet në kopertinat e revistave të modës si Harper’s Bazaar – shfaqja e së mërkurës shënoi shfaqjen e saj të parë të madhe në pistë.
Moore e përshkroi koleksionin si një “debutim të bukur dhe magjik”. Ajo u ndoq në pistë nga njerëz të fortë të industrisë si Bella Hadid dhe Cara Delevingne. Supermodelet ikonike të viteve ’90 Kate Moss, Naomi Campbell dhe Christy Turlington gjithashtu u shfaqën, ndërsa vajza 18-vjeçare e Moss – Lila Grace ishte një tjetër surprizë në formacionin e mbushur me yje.
Shfaqja gjithashtu shënoi një debutim për stilistin Kim Jones, i cili po prezantonte koleksionin e tij të parë Couture për Fendi që kur u bashkua me markën shtatorin e kaluar. Jones u shfaq në këtë rast me një koleksion mbresëlënës të pelerinave me rrjedhje të lirë dhe fustane vezulluese të mbrëmjes.
“Faleminderit kastit të mrekullueshëm që e bëri këtë të ndodhë, miq dhe familje e vërtetë”, shkroi Jones në Instagram pas shfaqjes. “Ju dua të gjithëve!”.
View this post on Instagram
Me kufizimet e COVID-19 që kufizojnë udhëtimet dhe komplikojnë shfaqjet fizike të modës, markat kanë gjetur mënyra të reja për të shfaqur krijimet e tyre. Fendi ishte njëra nga një numër i madh shtëpish mode që prezantuan koleksione në internet si pjesë e Javës Couture vetëm në mënyrë digjitale këtë vit.
Për fund, më poshtë ua sjellim veshjet fantastike nga koleksioni :
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë